Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut ka thënë se Ibrahim Al Duri, bashkëpunëtori më i afërt i ish – presidentit Sadam Hysein është zënur në Irakun Verior, përkatësisht në Tikrit.
Agjencitë e lajmeve citojnë zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes të ketë thënë se Al Duri është zënur në një klinikë ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Zyrtarët ushtarak amerikanë në Bagdad kanë thënë se Al Duri ishte i ndërlikuar në sulmet kundër forcave aleate në Irak.
Ibrahim Al Duri në kohën e regjimit të Sadam Hyseinit ishte i angazhuar për Irakun Verior ku ishin përdorur armët kimike nga të cilat vdiçën mijëra kurdë.
Ndërkohë, ushtria amerikane ka kumtuar se një makinë – bombë ka shpërthyer afër një baze ajrore që shfrytëzohet nga forcat e Shteteve të Bashkuara, në Dijiel, 40 kilometra në veri të Bagdadit.
Nga pasojat e këtij shpërthimi janë plagosur një ushtar amerikan dhe dy civilë irakienë.
XS
SM
MD
LG