Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON, SEUL


Lidhur me raportet se gjatë javës së kaluar Koreja Veriore ka zhvilluar një provë bërthamore sot u prononcua sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell:
-Ata nuk kanë kryer prova, sipas asaj që dimë ne dhe besojmë. Sa u përketë aktiviteteve të raportuara sot ato nuk do të thonë përfundimisht se ata janë gati për prova. Nëse ata janë në këtë pikë atëherë, me gjasë, fqinjët e tyre do të duhej të ishin më të shqetësuar se Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, në Seul të Koresë Jugore ka pasur raporte se në afërsi të bazës raketore në provincën Ryanggang, në kufirin veri-lindor të Koresë Veriore me Kinën, është vërejtur një mjegull në formë të këpurdhës me diametër deri në 4 kilometra. Nga mediat kjo është komentuar si mundësi se Pheniani ka zhvilluar një provë bërthamore, me gjasë, të mërkurën apo të enjten.
XS
SM
MD
LG