Ndërlidhjet

logo-print

LAS VEGAS


Kandidati presidencial demokrat John Kerry e ka akuzuar presidentin George Bush se nuk e ka treguar të vërtetën për atë që Kerry e quajti rritje të vazhdueshme të dhunës dhe situatës kaotike në Irak.
"Ai nuk ju tregoi se dita ditës, do të shohim më shumë kaos, më shumë dhunë dhe vrasje. Ai nuk ju tregoi se pas çdo jave, armiku ynë bëhet më i guximshëm. Zyrtarët e Pentagonit raportojnë se rajone të tëra në Irak tani janë në duart e terroristëve dhe ekstremistëve", tha Kerry.
Partia Republikane e Bushit u përgjigj duke e akuzuar Kerryn për pesimizëm të pabazuar rreth Irakut, dhe për predikimin e disfatës te amerikanët.
Gjatë fushatës në shtetin Minnesota, Bushi tha se dhuna në Irak vazhdon, por vendi shkon drejt demokracisë dhe zgjedhjeve të planifikuara në janar.
Anketimet e fundit tregojnë se Bushi dhe Kerry janë shumë afër në garën për zgjedhjet presidenciale të 2 nëntorit.
XS
SM
MD
LG