Ndërlidhjet

FALLUJAH


Të paktën tre persona janë vrarë në sulmet ajrore të ushtrisë amerikane në qytetin irakien Fallujah.
Operacionet e fundit vijuan pas sulmeve të mëhershme ndaj objektivave, për të cilat ushtria amerikane tha se janë vendstrehim i militantëve, që besohet se janë të ndërlidhur me Al-Kaidën.
Sot në qendër të Bagdadit, një sulmues vetëvrasës me automjetin e tij u përplas në makinën e policisë, duke lënë të paktën 5 të vrarë.
Ndërkaq në qytetin jugor Basra, shpërthyen përleshje mes milicive shiite dhe forcave britanike.
XS
SM
MD
LG