Ndërlidhjet

TEHERAN


"Pavarësisht kërkesës së Kombeve të Bashkuara për pezullimin e të gjitha aktiviteteve lidhur me uraniumin e pasuruar, ne sërish do të fillojmë një gjë të tillë", kanë deklaruar zyrtarë iranianë. Ali Yunesi, ministër i Shërbimeve Sekrete tha se "Irani vullnetarisht i pezulloi aktivitetet dhe sërish vullnetarisht mund t'i vazhdojë ".
Këto komente erdhën një ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore përpiloi një rezolutë me të cilën kërkon nga Irani që deri më 25 nëntor ti ndalojë të gjitha aktivitetet me uranium të pasuruar dhe t'i kompletoj të dhënat mbi programet e veta bërthamore.
XS
SM
MD
LG