Ndërlidhjet

PRAGË


Përderisa kryeministri irakien Iljad Allaui deklaroi se vendi i tij do t'ia dal mbanë në krijimin e stabilitetit në Irak, luftimet ndërmjet forcave amerikane dhe kryengritësve janë duke vazhduar.
Forcat e koalicionit në Samarra ndërmorën sulme ajrore kundër caqeve të kryengritësve islamikë. Sulme të ngjashme ka pasur edhe në Sadr City në afërsi të Bagdadit. Raportohet për së paku 4 ushtarë irakien dhe amerikanë të vrarë gjatë ditës. Burime spitalore ndërkaq njoftuan për së paku tre civilë të vrarë dhe disa të plagosur.
Nga ana tjeter, Italia vazhdon të mbetet e dyshimtë në ekzekutimin e dy pengjeve nga grupi i militantëve.
XS
SM
MD
LG