Ndërlidhjet

ANKARA


Parlamenti i Turqisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me shumicë bindëse të votave, ka miratuar sot reformat e kodit penal. Në këtë tërësi të reformave nuk është përfshirë propozimi për pabesi bashkëshortore, që ishte kundërshtuar ashpër nga liderët e Bashkimit Evropian. Mendohet se ky miratim do ti shtoj gjasët e Turqisë për fillimin e bisedave për anëtarësim të këtij vendi në BE. Më 6 tetor do të publikohet raporti i progresit i Bashkimit Evropian, në të cilin do të bëhet vlerësimi se a është Turqia e gatshme për ti filluar bisedat për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG