Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjatë natës së kaluar forcat e Shteteve të Bashkuara kanë sulmuar pozicionet e dyshuara të kryengritësve në qytetin Falluxha. Ishte ky sulmi i tretë gjatë 24 orëve të fundit në Falluxha. Ushtria amerikane ka kumtuar se sulmet kishin marrë në shënjestër mbledhjen e përkrahësve të militantit Abu Musab al-Zarkawi, që ka lidhje me rrjetin al-Qaeda. Një mjek në një spital në Falluxha ka thënë se në këtë sulm ishin vrarë së paku 8 persona dhe 17 të tjerë ishin plagosur. Sot, nga dy shpërthime të makinave – bomba në afërsi të qytetit Falluxha, janë plagosur ushtarë amerikanë dhe irakianë.
XS
SM
MD
LG