Ndërlidhjet

PRISHTINË


Drejtori i Departamentit të drejtësisë të UNMIK-ut Tomas Managhan ka njoftuar sot për dy aktakuza të reja të ngritura kundër dy shqipëtarëve për vepra të kryera gjatë trazirave të marsit. Sipas tij, Mehmet Morinës nga Fushë Kosova i është ngritur aktakuza për vrasjen e Zlatibor Gjokoviqit dhe shkakëtimin e lëndimeve trupore kundër gruas së tij, Radmilla Gjokoviq më 17 mars, për çka parashihet dënimi prej 40 vitesh burg. Në rastin e dytë Adnan Dreni nga Peja është ngarëkuar për organizimin e protestave që kanë ndodhur më 17 mars në Pejë, ku i dyshuari ngarkohet se ka organizuar protestat dhe ka barikaduar rrugët me drunjë, duke penguar policinë që të shkojë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë ai ka hedhur mjete plasëse dhe tek ai është gjetur një revole pa leje, si dhe një pasaportë false e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG