Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


"Komisioni Evropian i rekomandon Bashkimit Evropian se mund të fillojë bisedimet për anëtarsimin e Turqisë në familjen Evropiane", tha kryetari i komisionit Evropian Romano Prodi.
"Përgjigjja të cilën komisioni sot e bëri publike, është përgjigjje pozitive por e shoqëruar me kërkesa politike që kanë të bëjnë me hapjen e bisedimeve. Pra është një Po e shoqëruar me një varg rekomandimesh që kanë të bëjnë me kontrollin dhe verifikimin e situatës në Turqi, tha Prodi.
Duke komentuar vendimin e Komisionit Evropian, ministri i Jashtëm turk Abdullah Gyl theksoi.
"Vendimi i ndërmarrë nga Komisioni Evropian është historik. Kjo nënkupton fillimin e bisedimeve të Ankarasë me Bashkimin Evropian. Ky është një hap historik, sikurse për Turqinë ashtu edhe për Bashkimin Evropian", vlersoi ministri Gyl.
Nëse Turqia anëtarsohet në familjen evropiane, do të jetë vendi i parë mysliman në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG