Ndërlidhjet

logo-print

FILADELFIA


Kandidati presidencial demokrat në zgjedhjet amerikane, senatori John Kerry, ka akuzuar presidentin Bush për "mungesë të jashtëzakonshme aftësie" lidhur me informacionet për mungesën e 342 tonëve lëndë shpërthyese në Irak.
Kerry akuzoi Bushin se nuk ka qenë i aftë të vinte nën kontroll armatimin dhe lëndët shpërthyese në depot irakiane cfarë ka rritur shkallën e rrezikut për trupat amerikane dhe qytetarët amerikanë.
"Paaftësia e pabesueshme e adminsitratës Bush hap pas hapi i ka vënë trupat tona në rrezik gjithmonë e më të madh", tha Kerry.
Bush nga ana e tij nuk ka folur për lëndët shpërthyese që mungojnë në Irak, por ka kritikuar Kerry për qëndrimin e tij ndaj konfliktit në fjalë.
"Senatori Kerry e quan misionin e Amerikës në Irak si gabim, madje gabim shumë të madh. Dhe më pas ai thotë se është njeriu i duhur për të fituar luftën", tha Bush.
Anketat e opinionit flasin për një garë shumë të afërt e të ashpër mes kandidatëve Bush e Kerry për zgjedhjet e 2 nëntorit.
XS
SM
MD
LG