Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian, Ijad Allaui, ka fajësuar forcat e koalicionit për "pakujdesi të madhe" lidhur me vrasjen e 49 anëtarëve të Gardës Kombëtare gjatë një sulmi pak ditë më parë. Allaui nuk dha sqarime të mëtejshme lidhur me përgjegjësinë e forcave të koalicionit. Mbështetësit e militantit Abu Musa al-Zarkaui kanë marrë autorësinë për këtë sulm.
Kryeministri irakian ka deklaruar para Këshillit Kombëtar Irakian se qeveria pret rritje të akteve terroriste me afrimin e zgjedhjeve të parapara për në janar.
Në katër muajt e fundit 560 njerëz janë vrarë në 92 sulme vetvrasëse.
XS
SM
MD
LG