Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush në konferencën e parë për gazetarë si president i rizgjedhur ka kërkuar unitet në luftën globale kundër terrorizmit. Bush ka thënë se pavarësisht nga "mosmarrëveshjet mes vendeve, të gjithë ato kanë të njëjtin armik dhe kanë detyrën e njëjtë për ta mbrojtur popullin. Bush ka përmendur ndihmën për demokratizimin e Irakut, promovimin e paqes në Lindjen e Mesme si dhe inicitiava të tjera të politikës së brendshme si qëllime që do t'i zbatojë gjatë mandatit të dytë si president.
"Kam fituar kapital në fushatë, kapital poltik dhe atë e kam ndërmend ta shpenzoj tash", ka thënë Bush. Presidenti Bush ka theksuar se nuk e ka ndërmend që të veprojë vetë, por do përpiqet që të fitojë përkrahje dypartiake
"Besoj, tash kur janë kryer zgjedhjet, të ketë vullnet të mirë dhe të punojmë së bashku", ka thënë Bush. Bushi iu ka shmangur pyetjeve nëse do të ketë shtim te forcave në Irak duke thënë se ai do t'u përgjigjet kërkesave të komandantëve në terren.
XS
SM
MD
LG