Ndërlidhjet

KABUL


Grupi militant afgan që po e mban të rrëmbyer Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj nga OKB-ja ka shtyer afatin për plotësimin e kërkesave të tyre. Ishaq Manzoor, që thotë se është zëdhënës i Ushtrisë Myslimane, tha sot se grupi i ka dhënë qeverisë afgane dhe OKB-së afat deri të shtunën mbrëma për të filluar negociatat formale.
Paradite njëri nga militantët afganë Sabir Momin i ka deklaruar agjencisë Reuter, se nëse do të merret vendimi për vrasjen e pengjeve, e para do të jetë kosovarja Shipe Hebibi. I pyetur përse pikërisht Shipe Hebibi, Sabir Momin ka thënë se "ajo është e rëndësishme" dhe ka mohuar të elaborojë këtë pohim.
Para pak castesh zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Lutfullah Mashal, u ka deklaruar agjencive të lajmeve se është bërë progres në drejtim të lirimit paqësor të pengjeve, por nuk ka dhënë hollësi tjera. Militantët kërkojnë tërheqjen e të gjitha forcave dhe organizatave te huaja nga Afganistani dhe lirimin e të gjithë të burgosurve talibanë dhe të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG