Ndërlidhjet

KABUL


Grupi që ka rrëmbyer Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj ndërkombëtarë në Kabul ka deklaruar se qeveria afgane ka rënë dakord në lirimin e 26 talibanëve të burgosur, një pjesë e të cilëve gjenden në Guantanamo. "Nëse lirohen shokët tanë ne do lirojmë pengjet, një deri dy ditë nga përmbushja e kërkesave" ka bërë të ditur Mulla Sabir Momin nga "Ushtria e myslimanëve". Më tej ai ka shtuar se "të tre pengjet gjenden së bashku dhe nuk kanë probleme të rënda shëndetësore". Qeveria afgane nuk ka konfirmuar këto deklarata, derisa kanë theksuar se vetëm zyrtarët afganë janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tyre.
Nga ana tjetër Richard Armitage, nënsekretari amerikan i Shtetit, që po viziton Afganistanin ka hedhur poshtë plotësimin e kushteve të militnatëve.
"Gjëja e parë që do thosha është se lutem për sigurinë e pengjeve. Por pavarësisht kësaj është qëndrim i Shteteve të Bashkuara që nuk bisedon me pengmarrësit, pasi lëshimet ndaj tyre do nxisnin më shumë rrëmbime", ka thënë Armitage në Kabul
XS
SM
MD
LG