Ndërlidhjet

FALLUXHA


Në Falluxha të Irakut kanë vazhduar luftimet edhe mëngjesin e sotëm. Forcat amerikane kanë vënë nën kontroll pjesë të qendrës së qytetit. Njoftohet se nga e hëna 10 ushtarë amerikanë dhe dy irakianë kanë humbur jetën. Priten luftime të ashpra dhe në ditët që vijnë. Nuk ka ende informacione lidhur me viktimat në mesin e civilëve, ndonëse shumica e popullsisë së Falluxhës janë larguar nga qyteti.
Në të tjera zhvillime tre të afërm të kryeministrit irakian, kushëriri i parë me gruan dhe një anëtar i familjes janë rrëmbyer në Bagdad.
XS
SM
MD
LG