Ndërlidhjet

RAMALLAH


Palestinezët do votojnë në 9 janar për të zgjedhur pasardhësin e Arafatit, në postin e presidentit palestinez.
"Kandidatët janë ftuar të paraqesin kandidaturat duke filluar nga 20 nëntori. Fushata do fillojë më 27 dhjetor deri më 8 janar", ka sqaruar Saeb Erakat lidhur me detajet e procesit zgjedhor.
Ndërkaq kryeministri Ahmed Kurei është emëruar në krye të Këshillit Palestinez të Sigurisë, post që është mbajtur më parë nga Arafati.
Gjatë ditës ka pasur incidente të armatosura në tendën e ngritur në Gaza për të pritur ngushëllimet për udhëeqësin palestinez Jaser Arafat.
Mendohet se sulmi ishte drejtuar kundër Mahmud Abas, që është emëruar pas vdekjes së Arafatit në krye të Lëvizjes për Clirimin e Palestinës, e që konsiderohet si i moderuar. Abas nuk është lënduar, por ka humbur jetën një truproje dhe pesë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG