Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka hedhur poshtë mundësinë e shpejtimit të procesit për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
Ai i ka thënë Këshillit të Sigurimit se qëndron pas planeve, që kjo cështje të shqyrtohet në mesin e vitit 2005. Qëndrimi i Annanit u bë i njohur në një letër dërguar anëtarëve të Këshillit. Ai ka thënë se administrata lokale e Kosovës duhet të bëjë progres thelbësor në arritjen e standardeve ndërkombëtare, me qëllim që të vazhdohet me shqyrtimin e statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG