Ndërlidhjet

PRISHTINË


Organizuar nga shoqatat e dala nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Unioni i Pavarur i Studentëve, sot në Prishtinë është mbajtur një
protestë në mbrojtje të fatmir Limajt, Haredin Balajt dhe Isak Musliut, të cilët po gjykohen në Tribunalin e Hagës.
Organizuesit e protestës, thanë se Haga me këtë proces po përpiqet të bëjë baraspeshë mes krimeve të bëra nga forcat serbe në Kosovë të drejtuara nga Milosheviqi me luftën e UÇK-së.
Tribunali i Hagës i akuzon Fatmir Limajn, Haredin Balajn dhe Isak Musliun për rrëmbimin dhe vrasjen e bashkëpunëtorëve të dyshuar dhe të civilëve serbë.
XS
SM
MD
LG