Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Forcat amerikane dhe afgane sot i bastisën shtëpitë në Kabul në përpjekje për t'i gjetur tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara, të rrëmbyer muajin e kaluar.
Trupat arrestuan rreth 10 njerëz, por nuk ka indicje nëse të rrëmbyerit janë gjetur.
Diplomati filipinas Angelito Nayan, britaniko-irlandezja Aneta Flannigan dhe kosovarja Shqipe Hebibi u rrëmbyen në Kabul në 28 tetor.
Grupi militant Ushtria Myslimane, që kërkon lirimin e të burgosurve talibanë, paralajmëroi se qeveria do të jetë përgjegjëse për fatin e pengjve nëse përpiqet t'i mashtrojë rrëmbyesit duke i zvarritur negociatat.
XS
SM
MD
LG