Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Kombet e Bashkuara kanë shprehur gëzimin e tyre për lirimin e Shqipe Hebibit, Anneta Flannigan dhe Anxhelito Najan, të cilët ishin rrëmbyer në Kabul më 28 tetor. Të tre të liruarit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka folur gjatë ditës me tre punonjësit e liruar të organizatës që ai drejton dhe ka vlerësuar rolin kyc të qeverisë afgane në lirimin e pengjeve. Edhe minsitri i jashtëm britanik, Jack Straw, ka shprehur gëzimin për lirimin e tyre. Një nga pengjet, Flanigan ka nënshtetësi irlandeze dhe britanike.
XS
SM
MD
LG