Ndërlidhjet

KIEV


Parlamenti i Ukrainës përmes një rezolute shpalli të pavlefshme zgjedhjet presidenciale të 21 tetorit, në të cilat garonin kryeministri Yanukovich dhe sfiduesi i tij Yushchenko:
"Shpallim të pavlefshme rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 21 nëntorit, sepse ato janë shoqëruar me shkelje të ligjit zgjedhor, dhe nuk e reflektojnë plotësisht vullnetin e popullit. Votoni ju lutem", ka thënë kryesuesi i Parlamentit Volodymyr Llytvyn, para se të votohej rezoluta.
Parlamenti po ashtu miratoi një rezolutë tjetër në të cilën shprehet mosbesim në Komisionin Qendror Zgjedhor, i cili më parë shpalli fitues Yanukovichin.
Yuschenko ka refuzuar rezultatin duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kjo ide është mbështetur edhe nga ministri i jashtëm holandez, Bernard Bott, vendi i të cilit po kryeson presidencën e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, mijëra përkrahës të opozitës të mbledhur para ndërtesës së parlamentit ne Kiev, kanë shënuar ditën e 6 të protestës.
Yuschenko, pas takimit të parë që pati mbrëmë me Yanukovichin dhe me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, u kërkoi protestuesve që të mos largohen nga rruga:
"Jemi të sigurt se cdo marrëveshje për formimin e qeverisë, për ndarjen e posteve në qeveri, për reformat politike nuk do ta zgjidhë krizën me të cilen po përballemi. Sepse, kjo krizë është pasojë e manipulimit të zgjedhjeve. Kjo eshtë arsyeja pse duhen zgjedhje të reja. Nuk ka rrugë tjetër", ka thënë Yuschenko.
Ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana, përshkroi kështu takimin e parë mes dy rivalëve, në të cilin ai ishte ndërmjetësues:
"Atmosferën në të cilën i kam takuar ata ndaras mund ta përshkruaj si të ngrohtë me mua, por të ftohtë mes atyre dyve. Mendoj se pas një ore, situata ishte më e relaksuar", tha Solana, duke shtuar se dy partitë janë të përkushtuara për evitimin e përdorimit të forcës.
XS
SM
MD
LG