Ndërlidhjet

KIJEV


Gjykata Supreme dhe Parlamenti i Ukrainës do të takohen sot për të diskutuar krizën politike, të pasuar nga zgjedhjet presidenciale në vend.
Gjykata Supreme ka rifilluar dëgjimet rreth ankesave të opozitës se rezultatet e zgjedhjeve, që shpallën fitues Yanukovichin ishin manipuluar.
"Pres një vendim neutral, i cili do t'ia ruaj fytyrën autoriteteve, por gjithahstu kërkoj një rishikim të rezultateve të zgjedhjeve në kuptimin ligjor", ka thënë opozitari Yushchenko.
Në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit, opozita pritet të kërkojë mocion mosbesimi për kabinetin e kryeministrit Viktor Yanukovich.
Që nga 21 nëntori, dhjetëra mijëra përkrahës të Viktor Yushchenkos kanë protestuar cdo ditë në Kijev. Përkahësit e Yanukovichit po protestojnë në lindje të vendit, ku disa autoritete të atjeshme janë kërcënuar me autonomi, nëse Yushchenko vjen në pushtet. Kryetari i prlamentit rus Boris Gryzlov ka thënë sot se Ukraina po shkon drejt ndarjes ose gjakderdhjes. Presidenti Leonid Kucma ka mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
XS
SM
MD
LG