Ndërlidhjet

VJENË


Kandidati presidencial i opozitës Viktor Yushchenko sot i ndërlidhi trazirat në Ukrainë me ngjarjet që çuan në kollapsin e Bashkimit Sovjetik apo të Murit të Berlinit.
"Studentët shpallën grevë të përgjithshme kombëtare. Nuk kishim parë asgjë të ngjashme në 100 vitet e fundit. Mendoj se do të ishte e drejtë kjo të krahasohej me rënien e Bashkimit Sovjetik apo të Murit të Berlinit. Jam shumë i lumtur që ishim në gjendje ta mobilizojmë gjithë komunitetin ukrainas që të ngrihet për të drejtat e veta", tha Yushchenko.
Ai i bëri këto komente në Vjenë pas lirimit nga spitali ku trajtohej për efektet nga ndikimi me dioksin. Yushchenko njëherit i falënderoi mjekët austriakë që ia kishin shpëtuar jetën.
Yushchenkos në fillim të shtatorit iu përkeqësua gjendja shëndetësore, fytyra iu shëmtua ndërsa iu dëmtua mëlçia. Mjekët austriakë thanë se "padyshim" ai ishte helmuar me materjen vdekjeprurëse kimike dioksin.
Yushchenko i akuzoi kundërshtarët politikë për sëmundjen, gjë që ata e mohuan. Ndërkohë, prokurorët në Kiev i kanë rihapur hetimet.
Zhvillimet në Ukrainë ishin në qendër të vëmendjes edhe në Las Vegas në Nevada, ku boksieri ukrainas Vitali Klitschko e mbrojti titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë.
"Kjo ishte shumë e rëndësishme për vendin tim. Gjithë arena sonte kishte ngjyrë portokalli, që në Ukrainë e quajnë ngjyrë të revolucionit. I mbështes njerëzit që luftojnë për demokraci dhe kundër manipulimeve në Ukrainë", tha Klitschko, i cili me nokaut teknik e mundi britanikun Danny Williams.
XS
SM
MD
LG