Ndërlidhjet

STAMBOLL


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan u shpreh sot se do të vazhdoj me reformat demokratike, edhe në rast se Bashkimi Evropian refuzon ti filloj bisedat për anëtarësim me Turqinë në samitin që mbahet të enjten dhe të premten e ardhshme. Megjithatë ai tha se beson se gjasët për të ndodhë diç e tillë janë të vogla. Duke folur në qytetin Konia në Turqinë Qendrore, zoti Erdogan tha se "një Bashkim Evropian në të cilin Turqia nuk ka vend do të ishte pranim i pohimeve se BE-ja është një "klub i krishterë".
XS
SM
MD
LG