Ndërlidhjet

BAGDAD


Një oficer i lartë i policisë irakiene është qëlluar për vdekje në juglindje të Bagdadit.
Koloneli Yassin Ibrahim Jawad shkonte në punë kur e sulmuan personat e armatosur.
Gjetkë në Irak, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se në qytetin Ramadi janë arrestuar dy kryengritës të ndërlidhur me aleatin e Al Kaidës, Abu Musab al-Zarqawi. Zyrtarët thanë se kryengritësit ishin udhëheqës të rrjetit terrorist Harun, që operonte në Ramadi dhe provincën al Anbar.
Rrjeti terrorist Harun akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 11 gardistëve irakienë, si dhe për disa sulme vdekjeprurëse në muajt e fundit.
Ndërkohë, paktën 3 irakienë u vranë dhe 2 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti ndërmjet qyteteve Najaf dhe Qerbela, i cili kishte në shënjestër një autokolonë të ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG