Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët irakianë thanë se 13 persona kanë vdekur në një shpërthim autobombe në Bagdad.
Më shumë se 50 janë plagosur në shpërthimin, që ndodhi jashtë selisë së Partisë politike shiite. Lideri i partisë Abdel Aziz al-Hakim i shpëtoi lëndimit. Ai kërkoi qetësimin e situatës duke thënë se partia e tij ka zgjedhur rrugën jo të dhunshme dhe do t'i qëndroj besnike kësaj politike. Nuk dihet kush qëndron pas shpërthimit.
Në zhvillime tjera, forcat amerikane thanë se 1 ushtar amerikan është vrarë nga një autobombë në Samarra.
XS
SM
MD
LG