Ndërlidhjet

KIEV


Ministri i transportit i Ukrainës, Heorhiu Kirpa është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në periferi të Kievit, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësi i hekurudhave të këtij vendi, Eduard Zanyuk, transmeton agjencia AP. Raportohet se Kirpa ishte përkrahës i fuqishëm i kryeministrit Viktor Yanukovych. Mediat lokale kanë informuar se ky rast ishte vetëvrasje por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë gjë. Një agjenci vendëse e lajmeve ka informuar se afër trupit të tij është gjetur një revole.
XS
SM
MD
LG