Ndërlidhjet

STRATEGJIA DHE OBJEKTIVAT NË IRAKUN E PASLUFTËS


AndrewF. TULLY



Ditë më parë janë bërë të ditura hollësi rreth planeve të administratës së presidentit amerikan George W. Bush për angazhimet në Irak pas luftës eventuale.
Plani parasheh praninë ushtarake perendimore për 18 muaj dhe shfrytëzimin e mjeteve të siguruara nga nafta irakiane për rindërtimin e vendit.
Por, analistët thonë se sfidat më të mëdha do të jenë të natyrës politike, sepse kurdët në veri dhe myslimanët shiit në juglindje, do të luftojnë për të fituar autonomi pas rënjes së Sadamit. Këtë e pohon analisti Ted Karpenter, nga Instituti Kato, i cili shton se situata në Irak ndryshon nga ajo e Afganistanit:
"Nuk jam i sigurt nëse punët në Irak do të shkojnë mirë. Në fakt në Irak do të ballafaqohemi me rrezistencë shumë më të fuqishme se në Afganistan", thotë Ted Karpenter për të shtuar:
"Objektiv i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë regjimi në Bagdad pa Sadam Hyseinin dhe jo bërja e Irakut me imigj perendimor dhe demokratik. Ky do të ishte një objektiv i pa-arritshëm", thotë analisti Ted Karpenter.
Analisti tjetër amerikan nga Instituti Brukings, Xhejms Lindsi, nuk pajtohet me këtë qëndrim dhe shton se Shtetet e Bashkuara kanë obligim moral të bëjnë më shumë se vetëm neutralizimi i Sadam Hyseinit:
"Realisht ne nuk mund të hyjmë në Irak, të përmbysim regjimin dhe pastaj të largohemi. Ne do të jemi përgjegjës para popullit amerikan dhe të tjerëve për gjendjen në të cilën do të lëmë Irakun", thotë analisti Xhejms Lindsi.
Një çështje tjetër që paraqet problem janë edhe akuzat drejtuar presidentit Bush se dëshiron luftë me Irakun, jo për shkak të Sadamit si kërcënim për Lindjen e Mesme dhe botën, por për shkak të rezervave të naftës. Pas Arabisë Saudite, Iraku disponon rezervat më të mëdha të naftës në botë.
Analisti Ted Karpenter thotë se presidenti Bush nuk është i motivuar të filloj luftën për shkak të naftës, për të konstatuar:
"Pavarrësisht nga vlerësimet tona, në botën islamike do të kualifikohet si manisfestim i imperializmit amerikan i orientuar ndaj njërit nga prodhuesit më të mëdhenjë të naftës në Lindjen e Mesme. Këtë qëndrim të tyre nuk e ndryshon as fakti që kemi të bëjmë me objektiv amerikan që konsiston në një Irak me regjim vërtetë demokratik", thotë Ted Karpenter.
Analisti tjetër amerikan Xhejms Lindsi, pohon se çdo gjë do të varret nga angazhimi i Shteteve të Bashkuara për të ngritur një demokraci të vërtetë në Irak:
"Mendoj se nëse Shtetet e Bashkuara do udhëheqin një invadim multinacional të Irakut, suksesi do të varret nga fakti nëse Amerika do të arrijë të sjell në Irak demokracinë ose diç që vetëm i ngjan demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit të popullit irakien", konkludon analsiti Xhejms Lindsi.
XS
SM
MD
LG