Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekertari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të vepronin të vetmuara ndaj Irakut, megjithë kundërvënien nga Franca dhe Gjermania ndaj luftës së mundëshme me Bagdadin.
Powell ka thënë se megjithë opozitën e shfaqur nga Parisi dhe Berlini ndaj çdo lufte, ai është i bindur se Uashingtoni do të ketë mjaftë aeleatë nëse vendosë të ndërmarrë aksion ushtarak kundër Bagdadit.
Sekertari amerikan i shtetit ka shfaqur optimizëm se anëtarët e Këshillit të Sigurimit mundë të arrijnë qasje të përbashkët ndaj krizës irakiane pasi kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armartimin, Hans Blix ti raportojë Këshillit ditën e hënë.
Powell i ka bërë këto komente në Uashington bashkë me sekratrin e Jashtëm britanik, Jack Straw.
XS
SM
MD
LG