Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Turqia ka kërkuar rritjen e kërcënimeve ushtarake ndaj Irakut si mënyrë për të nxitur bashkëpunimin e Bagdatit me inspektorët e Kombeve të Bashkuara.
Ministri i jashtëm turk, Yasar Yakis, ka thënë se zgjidhja paqësore e krizës irakene vjen vetëm nga rritja e presioneve ushtarake.
“Nëse ulemi dhe i themi Sadam Hyseinit dhe udhëheqjes irakene se nuk keni përmbushur rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe thjesht të presim që ata të bëjnë një gjë të tillë, kjo është një rrugë që nuk do ketë asnjë efekt. Në të kundërt nëse rritet presioni ushtarak rreth Irakut atëherë Bagdati do të mund të jetë i shtrënguar për zgjidhje paqësore”, tha Yakis.
XS
SM
MD
LG