Ndërlidhjet

HJUSTON


Shkencëtarët e NASA-s, të cilët po hetojnë rastin e shkatërrimit të anijes kozmike “Columbia”, janë përqëndruar në zhveshjen e anijes nga pllakat që e mbrojnë nga temperaturat e larta, në çastin kur ka hyrë në atmosferën e Tokës.
Lidhur me hetimet, Sean O’Keefe, një nga drejtuesit e NASA-s, ka thënë:
“Ne nuk përjashtojmë asgjë, ne po lëmë vetëm faktet të tregojnë se cfarë mund të ketë ndodhur dhe provat të na cojnë drejt shkaqeve të kësaj tragjedie të tmerrshme”, nënvizoi O’Keefe.
Burimet ruse kanë deklaruar se kjo tragjedi mund të shtyjë kthimin e tre astronautëve, dy amerikanë dhe një rus, të cilët ndodhen në stacionin ndërkombëtar në hapësirë.
XS
SM
MD
LG