Ndërlidhjet

SEUL


Korea Veriore ka tërhequr vërejtjen se çfarëdo sulmi ushtarak nga Shtetet e Bashkuara në Gadishullin Korean do t’i sillte katastrofë edhe vetë Koresë Jugore.
Mediat zyrtare nga Pheniani thonë në komentet e tyre se situata në Gadishullin Korean po shkon në drejtim të “krizës serioze”.
Këto komente janë bërë një ditë më vonë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha se “të gjitha opcionet janë në tryezë” në kuadrin e përpjekjeve për frenimin e aktiviteteve bërthamore të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG