Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të mbesin "në qendër të përpjekjeve" për luftimin e terrorizmit" dhe forcimin e ligjit ndërkombëtar lidhur me çarmatosjen e Irakun, por ka tërhequr edhe vëretjen për pasojat nëse dështon të merret me kërcënimet e reja.
"Nëse Këshilli i Sugurimit do të demonstrojë se ishte i pa-aftë të merret me kërcënimet e reja nga armë të shdukjes në masë dhe terrorizmi, do të rrezikojë ti shkatojë po aqë dëme Kombeve të Bashkuara sa pësoi edhe Liga e Kombeve kur dështoi të ballafqohet me sfidat e viteve të 1930-ta", ka thënë Straw.
Sekretari i Jashtëm britanik ka thënë gjithashtu se po të jetë i domosdoshëm aksioni ushtarak kundër Irakut, do të bëheshin përpjekje të mëdha që të minimizoheshin vuajtjet e popullit irakian , kurse fushat e naftës irakiane do të mbroheshin nga çfardo akti terrorist dhe të ardhurat prej saj do të përdoreshin për mirqenien e popullit irakian.
XS
SM
MD
LG