Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Drejtori i CIA-s, George Tenet tha sot se informacionet e fundit të zbulimit sugjerojnë sulme të mundëshme terroriste në Shtetet e Bashkuara apo në Gadishullin Arabik.
CIA ka informata që sugjerojnë se rrjeti terrorist al Kiada komploton sulme që mundë të përfshijnë materiale radioaktive apo armë kimike, ka thënë Tenet para komitetit përkatës në Senat.
"Shohim shenja shqetësuese se Al kaida ka vendosur prani si në Iran ashtu edhe në Irak,dhe jemi të brengosur në mënyrë plotësuese se al Kaida vazhdonë të gjejë strehim në rajonet malore të Afganistanit dhe Pakistanit", ka thënë drejtori i CIA-s.
Ndërkaq, sekretari ametrikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se një deklaratë e re nga lideri i supozuar terrorist Osama Bin Laden, sugjeron se ai është i ndërlidhur me Irakun.
XS
SM
MD
LG