Ndërlidhjet

VIENË


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka tërhequr vëmendjen për tensionimet e reja në jug të Sërbisë, përkatësisht në Luginën e Preshevës, duke thënë se situata po "mbikëqyret së afërmi".
Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi dhe Mal të Zi, Maurizio Masaari ka thënë në Vienë se situata aktuale nuk duhet nënçmuar, por nuk duhet të ketë as "reagime të tepruara", duke iu referuar icidenteve të fundit kur forcat serbe të sigurisë arrestuan 7 shqiptarë për posedim ilegal armësh.
Ai ka thënë se paqa në ate rajon mundë të arrihet vetëm nëse do të ketë zhvillim ekonomik dhe qetësohen animozitetet ndër-etnike.
XS
SM
MD
LG