Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryeprokurorja , Carla del Ponte ka falënderuar pjesëtarët e KFOR-it për operacionin e arrestimit të tre shqiptarëve të kërkuar nga Tribunali i Hagës, por i ka kritikuar ashpër "që kanë lejuar", siç është shprehur, të dyshuarin e katërt, Fatmir Limaj të largohet nga Kosova.
"Nuk mund ta kuptojmë se si Fatmir Limaj, anëtar i parlamentit, një figurë publike, ishte lejuar të largohet nga Kosova në mënyrë aq të thjeshtë edhe pse KFOR kishte dy javë e gjysëm që dispononte flet-arrestin", ka thënë Del Ponte gjatë qëndrimit në Podgoricë.
Ajo tha se Limaj ishte "larguar nga Kosova të premten e kaluar, në 14 shkurt me fluturim të rregullt në një udhëtim afarist së bashku me partnerin e tij Hashim Thaçi".
XS
SM
MD
LG