Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Ankarasë ofertën finale për të siguruar praninë në bazat e Turqisë për invadim të mundshëm në Irak të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Turqisë një pako ndihme që përfshinë 6 miliardë dollarë falas dhe 20 miliardë dollarë kredi, por zyrtarët e Ankarasë thanë se akoma nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.
Turqia thotë se dëshiron kompenzime të garantuara ekonomike për pasojat e luftës ndaj ekonomisë të saj të lodhur. Sipas zyrtarëve amerikanë, Ankaraja kërkon asistencë prej 30 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG