Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka parlajmëruar për ditën e martë një tubim të asaj që ai e quan kuvend i bashkësive të komunave serbe në Kosovë, ku përveç tjerëve do të ftoheshin edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe do të miratohej një deklaratë me të cilën do të hidhej poshtë deklarata e shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës.
"Do të vëmë në dukje se çdo tentativë për rrënimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit mund të përfundojë vetëm me të drejtën legjitime për t,a mbrojtur shtetin tonë", ka thënë Oliver Ivanoviq.
Nga tubimi do t,u bëhet thirrje autoriteteve të Beogradit që "të mbrojnë integritetin territorial në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit nëse kushdo qoftë tenton të shpallë shtet tjetër në hapsirën ku jetojnë serbët", ka thënë Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG