Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe lideri i Bashkimit Demopkratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë takimit të parë midis midis vedi në Shkup kanë konfirmuar gadishmërinë për zbatimin e plotë të Marrveshjes së Ohrit dhe "kanë vlerësuar bashkërisht se institucionet shtetërore kanë vendosur sërish kontrollin në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë", thuhet në komunikatë.
Ata i kanë vlerësuar pozitivisht 100 ditët e para të punës së qeverisë dhe "kanë konfirmuar përcaktimin e dy partnerëve të koalicionit qeveritar që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian" si interes "prioritar" shtetëror.
Nga Shkupi njoftohet gjithashtu se atje ka arritur për vizitë dy-ditëshe kryetari i Komisionit Evropian, Romano Prodi.
XS
SM
MD
LG