Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Reno Harnish ka dënuar formimin e paradokohëshëm të "Unionit të komunave, njësive komunale dhe lokaliteteve serbe në Kosovë", duke i quajtur ato "një tentim për të krijuar sovranitet në bazë të etnicitetit".
Në komunikatën e lëshuar nga Zyra Amerikane në Prishtinë, Zoti Harnish nënvizon se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Rezolutën 12-44 të Këshillit të Sigurimit dhe një Kosovë të bashkuar, me një strukturë të vetme të institucioneve politike të cilat u shërbejnë të gjithë njerëzve të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës, që t'i përfaqësojnë elektoratin e tyre përmes institucioneve të njohura të Kosovës dhe të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët.
XS
SM
MD
LG