Ndërlidhjet

MADRID


Kryeministri spanjoll, Joze Maria Aznar përsëriti sot mbështetjen e tij për Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Irakut, denoncoi Bagdadin e tha se presidenti irakian, Saddam Hussein e humbi "shansën e fundit" për t'u çarmatosur paqësisht, kurse lufta kundër tij do të vendosë "ligjin ndërkombëtar".
"Irakianët i konsumuan sfidat e tyre ndaj legalitetit, duke injoruar obligimet për çarmatosje që kërkoheshin nga Kombet e Bashkuara 12 vite më parë, që kulmuan në rezolutën 1441, që e miratoi Këshilli i Sigurimit pesë muaj më parë", tha kyreministri spanjoll.
XS
SM
MD
LG