Ndërlidhjet

LONDËR/ANKARA


Sekretari britanik i Mbrojtjes tha se një numër "i vogël" forcash turke kanë hyrë në territorin e kurdëve në veri të Irakut, por theksoi se Ankaraja e ka siguruar Londërën se forca ndodhet atje vetëm për të "parandaluar jos-stabilitetin".
Geoff Hoon tha se Britania po e ndjek së afërmi "situatën e ndijëshme".
Forcat e armatosura turke mohojnë të kenë dërguar trupa në veri të Irakut gjatë natës, kurse agjencitë Perëndimore thanë se janë dërguar rreth 1000 ushtarë.
Shtetet e Bashkuara fuqimisht e kanë dekurajuar Turqinë të mos dërgojë trupa në ate rajon duke thënë se kjo mund të shkaktonte trazira në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG