Ndërlidhjet

BAGDAT


Ministri iraken i Informacionit, Mohamed Saif al-Sahaf, ka njoftuar se forcat e Irakut kanë goditur dy helikopterë amerikanë Apac. Televizioni i Irakut ka shfaqur pamjet e një helikopteri të këtij lloji, në një fushë afër qytetit Kerbala, 110 kilometra në jug të Bagdadit. Burimet amerikane kanë pohuar humbjen vetëm të një helikopteri Apac.
Ministri iraken i informacionit njoftoi dhe për 62 viktima dhe 400 të plagosur, si pasojë e bombardimeve, gjatë 24 orëve të fundit.
Megjithatë informacionet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG