Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka akuzuar Sirinë se po dërgon furnizime ushtarake në Irak.
"Kemi informacione se ngarkesa me paisje ushtarake kanë kaluar kufirin nga Siria në Irak. Këto paisje paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për forcat e koalicionit. Ne i cilësojmë këto veprime si armiqësore dhe për këtë mbajmë përgjegjëse qeverinë siriane", tha Rumsfeld.
Megjithatë ai nuk ka pranuar të thotë se cilat do të jenë hapat që do marrë Uashingtoni kundrejt Damaskut.
Rumsfeld i ka tërhequr vëmendjen dhe Iranit, garda revolucionare e së cilit është vendosur fare pranë kufirit me Irakun.
XS
SM
MD
LG