Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot, se për statusin përfundimtar të Kosovës duhet të vendosin banorët e saj, pavarësisht nga përkatësia etnike.
Në një intervistë për agjencinë beogradase BETA, Meta ka shtuar se për statusin përfundimtar duhet bashkëpunuar ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.
"Sa i përket statusit dëshiroj të theksoj se është e rëndësishme jo vetëm të kemi standarte më të mira në Kosovë, por dhe klimë të vërtetë rajonale e ndërkombëtare. Kjo është dicka që kërkohet nga ne, vecanërisht nga Shqipëria dhe Serbia. Ne duhet të nxisim dy komunitetet të punojnë bashkë në institucione dhe jo t'i bojkotojnë ato", ka nënvizuar ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta.
XS
SM
MD
LG