Ndërlidhjet

logo-print

DOHA


Ekspertët do të thonë fjalën e fundit, pas analizave të nevojshme, nëse presidenti iraken Sadam Husein u vra gjatë sulmeve më të fundit të koalicionit.
Gjenerali amerikan, Vincent Brooks ka deklaruar se ka pasur informacione të besueshme se Sadam Huseini dhe dy djemtë e tij ishin në takim në një restorant në Mansur, pjesë e Bagdatit.
Lidhur me ecurinë e operacioneve ushtarake zëdhënësja e Pentagonit Victoria Clark ka theksuar:
"Regjimi, cfardo elementi i tij që ka mbetur, është duke humbur kontrollin e vendit gjithnjë e më shumë. Dhe kjo është më e rëndësishmja."
XS
SM
MD
LG