Ndërlidhjet

BAGDAT


Disa qindra irakenë u mbledhën përpara hotelit Palestina, në qendër të Bagdatit, për të kërkuar vendosjen e ligjit dhe rendit në kryeqytetin iraken.
Gjatë ditës trupat amerikane kanë shkëmbyer zjarr me snajperistë që ishin vendosur fare pranë hotelit Palestina, në të cilin gjenden gazetarët që po mbulojnë luftën në Irak.
Trupat e koalicionit kanë ushtruar kontroll dhe në dhomat e hotelit në fjalë, në kërkim të paraushtarakëve irakenë.
XS
SM
MD
LG