Ndërlidhjet

MOSKË


Kombet e Bashkuara duhet të luajnë rol kyc në zgjidhjen e konflikteve rajonale, krizave ekonomike, terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit, ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin.
Putini, në komentet e bëra gjatë ditës në Kremlin, ka kërkuar sërish një rol qëndror për Kombet e Bashkuara në Irakun e pas luftës.
Ndërkaq ambasadori amerikan në Rusi, Alexander Vershbow, ka thënë se Uashingtoni do mirëpresë pjesëmarrjen e Rusisë në rindërtimin e Irakut, megjithë mospajtimet themelore lidhur me luftën.
XS
SM
MD
LG