Ndërlidhjet

BAGDAT


Ahmed Chalabi, një nga drejtuesit e opozitës irakene, që ka vepruar në mërgim, në daljen e tij të parë në publik në Bagdat, ka thënë se pret që qeveria e përkohshme të krijohet brenda disa javësh, ndërsa zgjedhjet e përgjithshme të mbahen brenda dy vjetësh.
"Nëse projekt-kushtetuta kalon dhe pranohet me referendum, kjo do të thotë se do kemi një kushtetutë të përhershme. Mbi bazën e kësaj kushtetute do kemi zgjedhje demokratike në Irak, pas të cilave qeveria do marrë përsipër gjithë funksionet e shtetit në Irak", tha Chalabi.
Ndërkaq disa mijëra irakenë kanë marshuar gjatë ditës në Bagdat duke thirrur parrulla anti-amerikane dhe kundër Sadam Huseinit.
Ahmed al-Kubeisy, një nga figurat më të njohura fetare në Irak, kritikoi atë që ai e quajti "pushtimi amerikan" i vendit gjatë lutjes të së premtes, në xhaminë kryesore të kryeqytetit iraken.
XS
SM
MD
LG